75 Mall Live Search
09:44 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / MSH

Fjeti gjatë orarit të punës, i shqiptohet masë disiplinore minatorit të “Trepçës”

Një minatori të shoqërisë aksionare “Trepça” i është shqiptuar masë disiplinore, gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore, për shkak se kishte fjetur në vendin e punës.

Komisioni disiplinor dje mbajti shqyrtim publik lidhur me këtë rast, duke rekomanduar këtë masë disiplinore ndaj punëtorit A.A., pasi kishte shkelur rregulloren e punës.

Propozimin e komisionit disiplinor e ka pranuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça Sh.A.”, i cili ka nënshkruar vendimin për masën.

Ky është njoftimi i plotë i ndërmarrjes:

Më 06.08.2025, Komisioni disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik në lidhje me rastin e z. A.A.

Pas shqyrtimit të çështjes, komisioni ka konstatuar se ai ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafi 1.32 të rregullores nr. prot: 2906, datë 30.07.2020, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepçës” Sh.A, e cila parashikon:

Fjetja në vendin e punës gjatë orarit të punës

Në bazë të këtyre shkeljeve, komisioni disiplinor, me vendim nr. prot: 6429, datë 06.08.2025, ka rekomanduar kryeshefin ekzekutiv për t’i shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 6 muaj.

Kryeshefi ekzekutiv, më 07.08.2025, ka sjell vendimin nr. prot: 6430, datë 07.08.2025, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 5 muaj ndaj z. A.A.