75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 18 Janar 2026 / AR

Fjolla aktivizohet pas ‘Bigut’, ka dy fjalë për fansat

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, këngëtarja Fjolla Morina po qëndron aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një selfie, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër dhe të ndjerë: “Ju përqafoj”, shkruan Indeksonline.

Me këtë postim, Fjolla duket se ka zgjedhur një mënyrë të qetë dhe të drejtpërdrejtë për të përshëndetur publikun pas eksperiencës së saj në reality show.

Ajo ishte ndër emrat më të komentuar gjatë qëndrimit në këtë reality show dhe hoqi dorë nga çmimi i madh për shkak të presionit psikologjik./Indeksonline/