Fjolla Kelmendi e argjendtë në Lojërat Europiane për Universitete
Tjetër medalje e vlefshme për sportin e xhudos.
Fjolla Kelmendi është stolisur me medalje të argjendtë në Lojërat Europiane për Universitete, shkruan IndeksOnline.
Në kategorinë 48-kilogram, Kelmendi u mposht në finale nga portugezja, Catarina Costa.
Gjatë këtij turneu, xhudistja kosovare fitoi në tri ndeshje./IndeksOnline/