Fjolla Morina ia “huq” me mëngjes, e ngatërron Dua Lipën me Rita Orën (video)
Këngëtarja Fjolla Morina e ka filluar ditën me energji të mirë.
Me a pa dashje ajo e ka bërë një huqje të madhe, përcjell Indeksonline.
Në Instastory ka publikuar një video ku shihet brenda në veturë teksa shijon ritmin e këngëve, por lë përshtypje që nuk i njeh as koleget e veta.
Në sy ra pikërisht kënga e yllit kosovar me famë botërore Dua Lipa me titull “One Kiss” të cilën e etiketoi si Rita Ora.
Madje edhe gjatë dëgjimit të këngës ajo thotë vazhdimisht, “Rita Ora.. loçka”.
Duket se nuk e dinë saktë se kush e këndon pasi postimi është bërë që një orë dhe akoma qëndron në profilin e saj./Indeksonline/

