Fjolla Morina nuk e fsheh dashurinë,publikon një tjetër foto me të dashurin

Fjolla Morina ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të ëmbël nga lidhja e saj e re.
Ajo ka postuar në rrjete sociale një ‘selfie’ të ngrohtë ku shihet e përqafuar nga partneri i saj.
Vetëm pak ditë më parë, çifti bëri bujë me një tjetër fotografi në ashensor.
Imazhi i ri tregon Fjollën dhe të dashurin e saj në një moment intimiteti, duke shtuar një tjetër kapitull në historinë e tyre të dashurisë.
Në fotografinë e ndarë në Instagram, çifti duket i lumtur dhe i qetë, duke konfirmuar sërish atë që Fjolla ka theksuar më parë – se ata janë të lumtur bashkë dhe po shijojnë çdo moment të lidhjes së tyre.
