14:29 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fjolla Morina s’është shtatzënë, gënjeu për t’i shpëtuar burgut

Arrestimi i Fjolla Morinës vazhdon të bëjë bujë në mediat shqiptare. Raportet e fundit tregojnë se Fjolla Morina s’është shtatzënë.

Sipas Report tv-së, këngëtarja Fjolla Morina kishte gënjyer për t’i shpëtuar burgut.

Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore, ku dhe u zbulua se nuk ishte shtatzënë.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morin, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina, është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.