09:44 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fjolla Morina paraqitet në gjykatë, bashkë me 2 shoqëruesit e saj

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, doli sot para gjykatës së ku do të njihet me masën e sigurisë. Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosova që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si edhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji.

Këngëtarja ka deklaruar se ishte shtatzënë dhe kërkonte një mase sigurie më të butë, por prokurori ka kërkuar që kjo të verifikohet nga një gjinekolog.

Pas arrestimit këngëtarja, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike ku pas analizave të kryera ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënësisë.

Por, pavarësisht këtij fati mësohet se prokuroria e Kukësit, ka çuar në Gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, për këngëtaren e cila u arrestua në pikëkalimin kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjarri me 23 fishekë.

34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”. Sipas burimeve mësohet se organi i akuzës do kërkojë “Arrest me burg”, edhe për biznesmenin Fysnik Syla si edhe shoferin Fitim Muji. Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre nesër pranë gjykatës së rrethit.

Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë Audi për kontroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë.