75 Mall Live Search
11:33 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Fjolla Nila në ‘Oscars’, Woods shkëlqen në fustanin e kreatores pejane

Stilistja shqiptare Fjolla Nila vazhdon të ketë suksesë me krijimet e saja në arenën ndërkombëtare.

Krijimi i saj i fundit është veshur nga modelja e njohur amerikane Jordyn Woods e cila ka qenë pjesë e natës së filmit në Hollywood, në ceremoninë prestigjioze Oscars.

Woods njihet për afërsinë që ka me familjen e aktorit Will Smith me të cilin edhe ka pozuar pasi ky i fundit ka fituar çmimin për rolin kryesor në filmin “King Richard”.

Kreatorja nga Peja, Fjolla Nila, në rrafshin ndërkombëtar ka bashkëpunuar me emra të njohur të botës së modës, filmit, showbizit etj.