75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / AR

Fjolla nis lidhje të re dashurie, surprizohet nga personi i zemrës

Prej kohësh nuk është më sekret se Fjolla Morina po përjeton një periudhë të bukur dashurie. Edhe pse ajo vetë ka zgjedhur të mos flasë hapur për romancën e saj të re, postimet e kohëve të fundit kanë lënë të kuptohet qartë se zemra e saj është sërish e lumtur.

Në rrjete sociale, Fjolla ka ndarë momente që flasin vetë për ndjenjat që po përjeton. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Snapchat pamje nga një surprizë e mrekullueshme: dhoma e saj ishte mbushur përplot me buqeta trëndafilash të kuq, të vendosur me kujdes në çdo cep, duke krijuar një atmosferë romantike që të lë pa fjalë.

Prej disa muajsh, Fjolla është shfaqur më e qetë, më pozitive dhe më e fokusuar në vetvete, ndërkohë që dashuria duket se po i jep frymë të re edhe në aspektin emocional.