17:35 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Flaka Krelani befason, më të veshur kurrë se keni parë

Flaka Krelani ka befasuar me paraqitjen e radhës.

Teksa jemi mësuar ta shohim pothuajse çdo herë në poza provokuese dhe veshje që nuk lënë vend për imagjinatë, Flaka këtë herë erdhi më ndryshe, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja nga Gjakova, përmes disa fotografi të publikuara në Instagram ka treguar se ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Ndërsa ishte veshja e saj që mori vëmendje, ndryshe nga herët e tjera, Flaka u paraqit e në tuta sportive dhe atlete, si rrallë herë duke mos zbuluar asnjë pjesë të trupit.

Ndërkohë, kujtojmë që Flaka së fundi lansoj ripërpunimin e këngës ‘Fustanin që ta solla unë’./Indeksonline/