75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flaka Krelani duket sexy në klipin e ri, por jo sa për ta imituar Jennifer Lopez

Flaka Krelani dje ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “Slay” e cila tashmë është realizuar me videoklip. Një videoklip i realizuar nga I FILMS me regji të Pëllumb Rracit.

Ajo që vërehet në këtë videoklip është imitimi që këngëtarja i bën Jennifer Lopez, pavarësisht se duket mjaftë seksi dhe sensuale.

Jennifer Lopez tek kënga “I’m Glad” e bën thuajse një vallëzim të ngjashëm dhe po një dukje të ngjashme ashtu siç e ka bërë Flaka në klipin e fundit.

Kujtojmë që videoklipi i J.Lo në shtetin tonë s’është i disponueshem./Indeksonline/