16:48 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flaka Krelani feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur këngëtarja

Flaka Krelani është një këngëtare mjaft e talentuar dhe e përfolur në mediat rozë për shkak të paraqitjeve të saj publike, shkruan Indeksonline.

Ajo ndër vite ishte fituese e disa festivale të këngës ku kishte marrë pjesë.

E viteve të fundit, këngëtarja ka ndryshuar paksa duke u paraqitur shumë ‘më e nxehtë’ në paraqitjet e saj çka ka bërë që fokusi ndaj saj të jetë edhe më i madh.

Këngëtarja sot po e feston ditëlindjen e 29, dhe ajo ka marrë urime të ndryshme nga kolegët dhe fansat e saj.

Kujtojmë që  projekti i fundit muzikorë nga Flaka ishte kënga ‘SLAY’ /Indeksonline/