23:53 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Flaka Krelani finalizon këngën e re, ja kur publikohet

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani ka përfunduar projektin e ri muzikor.

Përmes një postim në Instgaram, Flaka ka bërë të ditur se kënga më e re nga ajo publikohet nesër.

Ky projekt mban titullin “Dite e Nate” dhe do të vije në versionin unplugged, ndërsa lansohet nesër në ora 18:00.

 “DITE E NATE ” Videoklipi me version UNPLUGGED publikohet neser ne oren 18:00”, ka shkruar Flaka.

Ndëkrohë, Flaka nuk ka qëndruar larg adhuruesve as gjatë kohës së izolimit nga pandemia Covid-19, pasi ajo ka sjellur fotosesione dhe postime të ndryshme në rrjetet sociale./Indeksonline/