75 Mall Live Search
10:17 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / Gj. Sh

Flaka Loxha eliminohet në raundin e parë nga Kampionati Botëror

Flaka Loxha është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja kosovare u mposht nga polakja Arleta Podolak në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kosova po merr pjesë në këtë garë prestigjioze me 4 garues.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit.Ndërkaq, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka nuk kanë garuar ende, derisa synojnë të fitojnë medalje në Botëror.