Flaka Loxha eliminohet nga xhudistja serbe në Tbilisi

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha është eliminuar nga Grand Slami i Tbilisit 2024.
Loxha u mposhtë në raundin e 16-të nga xhudistja serbe, Marica Perisic, shkruan Indeksonline
Loxha ishte duke e dominuar meçin, por pas një gabimi ajo u mposht me IPPON.
Tani Kosova për ditën e sotme pret medalje vetëm nga xhudistja dhe fituesja olimpike, Distria Krasniqi.
Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale dhe do të përballet ndaj spanjolles, Ariane Toro Soler./Indeksonline/
