Flaka Loxha lufton për medaljen e bronztë në Zagreb

Flaka Loxha (-57 kg) në finale të Grand Prix Zagreb, ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, japonezen Hiyori Koga.
Loxha në çerekfinale mposhti në vazhdime me tri dënime për Ippon, garuesen nga Izraeli Maya Leopold.
Në gjysëmfinale ajo u takua me kroaten Ana Viktorija Puljiz, rezultati ishte baraz në vazhdime me nga një Wazaari dhe me nga dy dënime, pastaj Flaka u dënua prapë dhe humbi me tri dënime për Ippon.
Garuesja jonë për të bronztën ndeshet me kroaten tjetër Tihea Topolovec.
I urojmë shumë fat e suksese Flakës në ndeshjen për medalje të bronztë!
Sot u ndesh edhe Erza Muminoviq (-52 kg) e cila nuk arriti të kaloj ndeshjen e parë, ajo humbi me Ippon nga garuesja e Azerbejxhanit Aydan Valiyeva dhe nuk vazhdoi tutje.