“Flakë” në kampin katalunas, Barcelona takohet me agjentin e Williams

Barcelona është takuar sot me agjentin e Nico Williams.
Lajmi është konfirmuar nga gazeta sportive Diario Sport.
Ka kohë që 22-vjeçari është në radarin e “Katalunasve”, por transferimi i tij vitin e kaluar u pamundësua për shkak të kushteve financiare të ekipit, shkruan IndeksOnline.
Nico po ashtu ishte i tunduar për t’u veshur kuq-e-kaltër, për shkak të miqësisë së ngushtë që ka me djelmoshat e Barcelonës.
Ende nuk dihet se çka është biseduar në takimin mes dy kampeve.