75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 03 Mars 2026 / G T

Flamengo afër gjetjes së trajnerit të ri, një ish-i Monacos – gati marrëveshjen

Skuadra me histori në Brazil, Flamengo RJ është afër gjetjes së trajnerit të ri.

Sot, klubi brazilian shkarkoi nga pozita e trajnerit, Filipe Luisin, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – Leonardo Jardim pritet të emërohet në stolin e klubit të famshëm në Brazil.

51-vjeçari është i papunë qysh nga viti i kaluar.

Së fundmi ka qenë pjesë e Cruzeiros, kurse më parë ishte në ekipet e mëdha, si: Monaco dhe Sporting Lisbona./Indeksonline/