Flamengo arrin finalen e “Intercontinental Cup”, do të luaj ndaj PSG-së
Kampioni i Amerikës Jugore, Flamengo ka arritur finalen e “FIFA Intercontinental Cup”.
Ata mposhtën skuadrën nga Egjipti dhe kampionin afrikan, Pyramids FC me rezultat 2-0, në kuadër të Challenger Cup.
Golat janë shënuar nga Leandro Pereira dhe Danilo, të cilët i mjaftuan brazilianëve për të siguruar një vend në finalen e madhe.
Flamengo, do të luaj në finale ndaj kampionëve të Evropës, PSG të mërkurën në stadiumin “Ahmad bin Ali Stadium”, në Katar./IndeksOnline/

