Flamengo pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, shënon fitore me përmbysje ndaj Chelseas

Flamengo është shumë pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës për Klube.
Skuadra braziliane shënoi fitoren e dytë, pasi sonte e mposhti Chelsean me përmbysje, nga 0-1 në 3-1, shkruan IndeksOnline.
Blutë e Londrës shukuan në pushim me epërsi, pasi Pedro Neto shënoi gol në minutën e 13-të.
Flamengo nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arritit të përmbyste rezultatin, duke shënuar tre gola.
Bruno Henrique barazoi shifrat në minutën e 62-të.
Tre minuta më vonë, ish-futbollisti i Real Madridit, Manchester Cityt e Juventusit, mbrojtës Danilo shënoi golin e epërsisë për Flamengon.
Gjërat për Chelsean u vështirësuan edhe më shumë në minutën e 68-të, kur Nicolas Jeckson u ndeshkua direkt me karton të kuq.
Golin e sigurisë për Flamengon e shënoi Wallace Yan, në minutën e 83-të.
Me këtë fitore, Flamengo kryeson Grupin D në Kupën e Botës për Klube me 6 pikë, tre më shumë se Chelsea, derisa Los Angeles FC dhe Esperance kanë nga zero pikë, qësonte luajnë mes vete./IndeksOnline/