75 Mall Live Search
20:26 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / B XH

Flamur Fetahaj nga Gjakova: Modeli i Ardian Gjinit duhet të shtrihet në nivel qendror

Kandidati për deputet nga Aleanca, Flamur Fetahaj po vazhdon aktivitetet e tij elektorale në lagje dhe fshatra të Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, Fetahaj ka vlerësuar se Gjakova ka pësuar ndryshime të dukshme gjatë viteve të qeverisjes së kryetarit Ardian Gjini, duke përmendur investimet, projektet infrastrukturore dhe zhvillimin nëpër lagje e fshatra.

“Sipas tij, puna dhe modeli i qeverisjes që kanë sjellë rezultate konkrete në nivel lokal duhet të vazhdojnë edhe në nivel qendror”, ka shkruar Fetahaj.

Fetahaj i cili mban numrin 17 në listën e Aleancës për deputet, është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në institucionet qendrore dhe se do të angazhohet për avancimin e projekteve që ndikojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Nga lagjja Mulla Jusuf në Gjakovë, po vazhdojmë takimet me qytetarët, të cilët çdo ditë po e konfirmojnë mbështetjen për vizionin tonë. Gjakova ka ndryshuar shumë gjatë viteve të qeverisjes së Ardian Gjinit, me investime, projekte dhe zhvillim në çdo lagje e fshat.

Kjo punë dhe ky model i qeverisjes që ka dhënë rezultate konkrete duhet të vazhdojë edhe në nivel qendror.

Me përkushtim dhe përgjegjësi, do të vazhdojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe të punojmë për më shumë zhvillim, siguri dhe mirëqenie për të gjithë.

Aleanca 128

Siguri. Energji. Zhvillim