Flamur Noka përplaset fizikisht me efektivët e policisë
Mbrëmja e së premtes është shoqëruar me tensione të forta në kryeqytet, ku protesta e opozitës ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, duke mbuluar zonën para institucioneve me tym nga molotovët, fishekzjarrët dhe gazi lotsjellës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë protestës është përplasur fizikisht me efektivët e policisë.
Deri tani raportohet dy të lënduar, ku një prej tyre humbi ndjenjat si pasojë e gazit dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës.

