75 Mall Live Search
21:47 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Flamur Sefaj: Politika të rrijë larg policisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Flamur Sefaj, në emisionin DebatPernime në TV Dukagjini tha se politika duhet të rrijë sa më larg Policisë.

“Në policinë e Kosovës punojnë vajza e djem të zellshëm, dhe policia duhet të përditësohet me teknologji të re dhe pajisje të tjera të nevojshme”, tha Sefaj.

“Kapacitetet e policisë së Kosovës duhet ngriten përmes trajnimeve.
Ai po ashtu bëri ftesë që të rishikohen dhe rishqyrtohen repartet e krimeve ekonomike që të arrihet ndërpreja e lidhjet që këta zyrtarë ose hetues mund të kenë me biznese ose institucione në veçanti
me administratën publike në nivel komunal si dhe të rishikohet hierarkia” tha Sefaj në DebatPernime.


Ai po ashtu tha që drejtorët nuk duhen të emërohen politkisht dhe se drejtorët duhet të lihen të bëjnë reformat që ata nisin. Nuk është mirë që drejtorët dhe menaxhmeti të ndërrohen sipas qejfit
të politikës.

Flamur Sefaj mban numrin 55 në listën e LDK-së.