Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë në një shtyllë të përbashkët valojnë në Sarajevë!
Organizatori i Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të rinj, Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019 ka befasuar me veprimin e tij.
I njëjti ka zgjedhur që flamurin e Kosovës dhe të Serbisë t’i vendosë në një shtyllë të përbashkët pranë njëri-tjetrit.
Vlen të përmendim faktin se Kosova po përfaqësohet nga dy skitare, Klea Vrella dhe Elba Kokaj në këtë festival Olimik, i cili Kosovën nuk e njeh si shtet të pavarur, shkruan Indeksonline.

Por, kjo nuk ka mundur ta parandalojë valëvitjen e flamurit kosovar në Sarajevë.
Megjithatë, e habitshme është vendosja e tyre krahë njëri-tjetrit! /Indeksonline/