Flamuri i Kosovës në Ambasadën e Kosovës, në Londër, në gjysmështizë
Ambasada e Kosovës, në Londër, ka vendosur flamurin e Kosovës në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit të ndodhur në Durrës e Thumanë.
E ngarkuara me punët në këtë ambasadë, Heroina Telaku, ka postuar një foto të flamurit me mbishkrimin: “Në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, flamuri ynë sot valon në gjysmështizë, në këtë ditë zie për Kosovën”./Indeksonline/
