75 Mall Live Search
15:10 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Gj. Sh

Flamuri i Kosovës nuk mungoi mbrëmë në stadiumin “AIR Albaania” (VIDEO)

Pavarësisht se ishte e ndaluar nga Federata Shqiptare, Flamuri i Kosovës nuk mungoi në stadiumin ”AIR Albania”, gjatë ndeshjes me Serbinë.

Kontrollet ishin të rrepta, por duket se një tifoz e ka fshehur mirë atë dhe e shpalosi flamurin e Kosovës në tribuna, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar një video ku shihet flamuri i Kosovës në mesin e tifozëve.

Kujtojmë që disa tifozë kanë arritur që në stadium ta fusin e flamurin e UÇK-së, por kur policia shqiptare e pa të varur, e larguan atë.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri – Serbi përfundoi me barazim 0-0./IndeksOnline/