Flamuri i Malit të Zi valon rrugëve të Prishtinës, në pritje të Gjukanoviqit

Sot Republikën e Kosovës do ta vizitoj Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai do të qëndroj dy ditë në Kosovë. Për nder të tij, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me flamuj të shtetit malazez.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Gjukanoviq do të zhvilloj takime me krerët e shtetit. Në ora 10:00 do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, për të vijuar më tej takimet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama./IndeksOnline/
