Flamuri i UÇK-së valon në stadiumin e Bratisllavës
Pavarësisht se nga siguria e lartë nuk është lejuar flamuri kombëtar, disa tifozë kanë arritur ta fusin atë në stadiumin e Bratisllavës.
Madje aty shihet edhe flamuri i UÇK-së, e po ashtu edhe ai ku shihen dy figurat çlirimtare, Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Kosova do të luaj sonte ndaj Sllovakisë, derisa stadiumi duket se është i mbushur me tifozë kosovar, ku mbi 8 mijë është raportuar se janë parë gjatë ditës në rrugët e Bratisllavës./IndeksOnline/

