08:44 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Flamuri i UÇK-së, vihet para objektit të Gjykatës së Hagë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Në ditën kur Thaçi do të japë deklaratën e parë në Hagë, para organeve të drejtësisë, një kosovar nga diaspora ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritet të intervistohet presidenti, shkruan Indeksonline.

Valon Avdija nga Istogu që jeton e vepron në Belgjikë, ka thënë se ai lokacion në Hagë, ka pasur nevojë për këtë ndryshim të vogël.

Tha֛çi e Veseli kanë deklaruar pak ditë më parë se janë krenarë me luftën e UÇK-së, duke shtuar se ligji i vetëm të cilin e kishin shkelur ka qenë ai i kasapit të Ballkanit./Indeksonline/

Mos i humb