Flamuri i Ukrainës mbulon ndërtesën e Qeverisë

Objekti i Qeverisë së Kosovës është mbuluar me flamurin e Ukrainës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në Twitter një fotografi me të cilën ka shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.
Krah kësaj fotografie, Kurti ka thënë se edhe pse lufta mund të jetë e vështirë, historia favorizon të drejtët.

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne mbuluam ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.
No matter how dark the times or how hard the struggle, history favors the just.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2022
In this critical time for the Ukranian people we lit up the building of the government to show the solidarity of the people of 🇽🇰 with the people of 🇺🇦. pic.twitter.com/mFjOctbm6K