Flamuri kombëtar i shqyer në Prizren, s’e zëvendesojnë me të riun

Në një ndër rrethrrotullimet kryesore në komunën e Prizrenit, saktësisht në rrugën “Wesley Clark” flamuri kombëtar është shqyer.
Në disa fotografi shihet se flamuri me shqiponjë dykrenare të zezë në mes në qytetin turistik është vjetëruar.

Përveç kësaj, ai është shqyer në mes.
Por deri tash askush nga kjo komunë s’ka marrë inciativën që ta zëvendësoj atë me një të ri./IndeksOnline/
