Flamuri kombëtar me dron fluturon në këtë stadium të Kosovës

Një ngjarje e rrallë dhe e bukur ka ndodhur në futbollin kosovar.
Në ndeshjen e Ligës së Dytë të Kosovës, mes KF Sharrit dhe KF Kosova Vr, mbi stadium është lëshuar një dron me një flamur gjigantë të Kombëtarës së Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.
Ky flamur është lëshuar enkas për tifozët “Boys of Border”.
Ndeshja KF Sharri – KF Kosova Vr përfundoi me fitoren e mysafireve me rezultat 4-2./IndeksOnline/