75 Mall Live Search
23:29 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / G T

“Flamuri kuqezi më jep forcë”, Ardian Krasniqi pas fitores në Shtutgart

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e radhës në boksin profesionist.

Në meçin e zhvilluar në qytetin e Shtutgartit, Krasniqi mposhti kundërshtarin e tij, Gaspar Fernandez, shkruan Indeksonline

Pas meçit Krasniqi u shpreh tejet i lumtur që shumë tifozë ishin të pranishëm në tribuna për ta përkrahur atë.

“I falënderojë të gjithë tifozët që janë të pranishëm në Shtutgart. Disa fjalë edhe në gjuhën më të mirë në botë. Flamuri kuqezi më jep një forcë të papërshkrueshme. Falemiderit të gjitëhve që keni ardhur këtu. Të Fala krejt Kosvës dhe Junikut tonë të zemrës. Falemiderit”, u shpreh Krasniqi

Ardiani vazhdon me rekord pozitiv në boksin profesionist. Ku në 12 meçe ka shënuar 12 fitore./Indeksonline/