17:59 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Flamuri në objektin e Kuvendit bie nga shtiza (Foto)

Flamuri i Kosovës është shkëputur nga shtiza e vendosur mbi ndërtesën e Kuvendit.

Flamuri i Kosovës i vendosur në pikën më të lartë të ndërtesës së Kuvendit nuk ndodhet në shtizën e tij.

Në disa fotografi të ardhura në kallxo.com shihet se flamuri është shkëputur nga shtiza dhe është puthitur për ndërtesën e Kuvendit.

Edhe para disa vjetësh mediet kishin raportuar për një flamur të shqyer në majë të ndërtesës së qeverisë.

Sot në Kosovë ra bora e parë dhe kishte edhe reshje shiu, por kjo nuk është arsye që flamujt të lëvizin.