75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Flamuri shtetëror në gjysmështizë, në nderim të Sami Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e enjte, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

Flamuri shtetëror në hyrje të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe objektit të Qeverisë është vendosur në gjysmështizë, në nderim të të ndjerit Thaçi.

Sami Thaçi ka ndërruar jetë në natën e 28 janarit në një aksion antidrogë, në fshatin Zhur të Prizrenit. Ai nga plagët e marra nga një shpërthim në shtëpinë e një të dyshuarit vdiq me uniformën e Policisë së Kosovës.

Nga eksplozivi i cili dyshohet se shpërtheu në dyert e shtëpisë së Iranit mbeti i vdekur një zyrtar policor si edhe u lënduan edhe katër persona të tjerë. Por, lëndime nga shpërthimi mori edhe djali 11-vjeçar i Iranit.

Ndërsa, për Badallin sot pritet që Gjykata në Prizren të marrë vendim për masën e paraburgimit./IndeksOnline/