75 Mall Live Search
07:33 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Flamuri zbret sot në gjysmështizë, Kosova në zi

Republika e Kosovës sot ka shpallur ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit tragjik që ka goditur sot Shqipërinë.

Flamuri i Kosovës sot do të zbritet në gjysmë shtizë për të shënuar zinë që po mban shteti në solidarizim me viktimat e tërmetit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Në gjysmështizë janë vendosur edhe flamujtë e NATO-s si shenjë solidarizimi.

Ndërkohë në Shqipëri po vazhdon kërkimi nën rrënoja për trupat e mbetur, derisa numri i viktimave ka arritur në 24 dhe mbi 650 janë trajtuar nëpër spitale.