17:55 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Flamurtari dhe Vushtrria arkëtojnë nga tri pikë të “arta”

Flamurtari ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.

Golin e parë për skuadrën nga Prishtina e shënoi Krasniqi në minutën e 10-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Talovic në minutën e 25-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Vushtrria ka fituar si mysafir i Ferizajit me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi De Souza në minutën e 34-të të ndeshjes.

Flamurtari ngjitet në pozitën e 5 me 7 pikë, Vushtrria në vendin e 9 me 4 pikë, Ferizaj në vendin e 10 me 3 pikë derisa Dukagjini e fundit me 1 pikë. /IndeksOnline/