Flamurtari e mposhtë Drenicën midis Skenderajt

Skuadra e Flamurtarit ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Ata kanë mposhtur në Skenderaj skuadrën e Drenicës me rezultat 1:2, transmeton Indeksonline.
Golat për Flamurtarin i shënuan Kelmendi e Maliqi, kurse për Drenicën Shillova në fund të ndeshjes.
Me këtë fitore Flamurtari arrin kuotën e 32 pikëve, pesë më shumë se Trepça 89 që është në zonën e kuqe por ka një ndeshje më pak./Indeksonline/