75 Mall Live Search
13:04 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Flamurtari fillon stërvitjen në grup

Futbolli kosovar, por edhe ai evropian është pezulluar për një kohë pas përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Së fundi, UEFA ka vendosur që kampionatet futbollistike të vazhdojnë deri në fund të muajt qeshor.

Pas pezullimit të stërvitjeve, skuadra e Flamurtarit të Prishtinës ka gjetur një zgjidhje se si të ushtrohet në grup.

Kjo skuadër, po stërvitet në grup, por vetëm falë një programi në telefon, të instaluar nga futbollistët.

“I kemi ndalur stërvitjet tri ditë, ndërsa tani po stërvitim në grupe”, deklaroi për Olle drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani.

“Lojtarët stërvitin me një program të instaluar në telefon ku trajneri kondicional i kontrollon”,shtoi ai./IndeksOnline/