75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Flamurtari fiton derbin e mbijetesës kundër Vushtrrisë, largohet nga zona e “minuar”

Flamurtari ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Bashkim Shala në minutën e 39-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Arbnor Zeqiri me një gol vetëm tre minuta më vonë.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në pozitën e tetë me 25 pikë, një më shumë se Drenica.

Vushtrria thellon edhe më shumë krizën duke mbetur e parafundit me 15 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/