Flamurtari fiton ndaj Kekut, ndeshja del nga “X në 1sh”
Flamurtari e ka mposhtur Kekun 2-1 në ndeshjen e fundit të javës së 20-të në Ipko Superligë.
Klubi kryeqytetas ka triumfuar me përmbysje përballë “elektricistëve” të cilët ishin kundërshtarë të denjë vetëm ne 45 minutat e para të lojës.
Vigan Veliu realizoi për KEK-un në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që trajneri Alban Dragusha në pjesën e dytë vendosi ti largojë disa titullarë nga loja.
Shend Kelmendi dhe Florim Berbatovci realizuan dy golat për fitoren e vlefshme të Flamurtarit që i mundëson tre pikët prej ‘ari’ për të dalë nga zona e barazhit.
Tani Flamurtari ngritet në kuotën e 35 pikëve dhe renditet në vendin e tetë të renditjes tabelare. /Indeksonline/