75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 12 Shtator 2023 / MSH

Flamurtari i Prishtinës po bëhet me tribunë të re

Flamurtari i Prishtinës po bëhet me tribunë të re

Klubi futbollistik Flamurtari është duke u bërë me një tribunë të re në fushë.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Përmes një postimi në facebook, Rugova ka njoftuar se një prej klubeve më të vjetra të kryeqytetit po bëhet me super tribunën e re, e cila do të kontribojë në shtimin e atraktivitetit të futbollit dhe ndeshjeve të këtij ekipi.

“Vetëm me punë të mira dhe projekte të duhura mund ta çojmë sportin përpara.

Klubin KF Flamurtari, njërin ndër klubet më të vjetra të kryeqytetit, po e bëjmë me një super tribunë të re, që është shumë e nevojshme dhe e rëndësishme jo vetëm për klubin por edhe për futbollin e kryeqytetit” tha Rugova në postimin e tij.