Flamurtari me 4 gola arrin tri pikë të ‘arta’ kundër Trepçës ‘89

Flamurtari si vendas kaloi në epërsi kundër Trepçës ’89 që në minutën e 15’ pas një goli të realizuar nga Lorik Maxhuni e i cili u asistua nga Lloga.
E në këtë ndeshje e cila përfundoi me 7 gola të shënuara nga të dyja skuadrat, golin e dytë e realizoi Kaçiku i cili e barazoi rezultatin, shkruan IndeksOnline.
Por vetëm pas 5′ minutash Flamurtari e mori përsëri epërsinë me golin e shënuar nga Zeqaj. Nuk shkoi më shumë se 1 minutë dhe skuadra nga kryeqyteti e shfrytëzoi një gabim të skuadrës mysafire dhe arriti të shënoj përsëri.
Ndeshja u bë ende më dramatike në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Leart Emini e ngushtoi epërsinë e Flamurtarit kurse pas tij Engjull Hoti realizoi dhe e barazoi rezultatin.
Deri në mintuën e 76’ gjithçka në këtë ndeshje ishte e barabartë deri sa për Flamurtarin u shfaq Gucev dhe arriti ta shënoj golin e katërt të kësaj skuadre në këtë ndeshje, e bëri që Flamurtari të del nga kjo ndeshje me tri pikë të ‘arta’.
Kurse skuadra e Dritës arriti fitore me rezultat 2-0 kundër Gjilanit ndërsa ndeshja në mes Dukagjinit dhe Llapit përfundoi pa gola./Indeksonline/.