Flamurtari ndahet me Tortoshin, gati trajneri i ri

Flamurtari ka ndarë rrugët me trajnerin Jusuf Tortoshi edhe pse po prijnë në Grupin B të Ligës së Parë.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar numri një i klubit nga Prishtina, Imer Ademi.
Ai ka thënë se janë ndarë rrugët me Tortoshin, derisa ka pranuar se është në bisedime me një trajner boshnjak.
Trajneri aktualisht është në Prishtinë, por që ende nuk është finalizuar marrëveshja.
Flamurtari është në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Parë me 23 pikë aq sa ka edhe Ulpiana dhe Vitia. /IndeksOnline/