Flamurtari rival i lehtë lokal për Prishtinën, 3 gola për 3 pikë
Prishtina e ka fituar derbin e qytetit ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0.
Në ndeshjen e vetme të mbetur të javës së 23-të, skuadra e Mirel Josës arriti fitore të lehtë.
Meriton Korenica e Mario Morina brenda 22 minutave shënuan nga një gol për epërsinë prej dy golash të Prishtinës.

Me të filluar pjesa e dytë, Korenica shënoi edhe një herë për 3-0. Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja e cila e mbanë Prishtinë në luftë për titull.
Prishtina ka 50 pikë në pozitën e dytë, pesë më pak se Ferronikeli që është lidere./Indeksonline/