75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Flamurtari tregon arsyen pse u nda me Bylbyl Sokolin: Donte të ishte shef!

Ekipi i Flamurtarit ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin Bylbyl Sokoli pas vetëm pakc ditësh kur ishte caktuar.

Më herët, Indeksonline kontaktoi me kryetarin e ekipit kryeqytetas i cili e konfirmoi “ndarjen”, ndërsa tash ekipi ka lëshuar një komunikatë që tregon në detaje arsyet.

“Edhe pse dëshira e KF Flamurtarit për ta pasur në krye të ekipit z. Bylbyl Sokolin ishte e madhe, gjërat në relacione të ndërsjella shkuan në kahjen e cila është e papranueshme për klubin tonë. Zotëri Sokoli është angazhuar për të qenë shefi i shtabit teknik me të gjitha ingerencat që përfshin ky post, dhe me duart e lira për lirimin dhe pruarjet e lojtarëve të ri në klub, por dëshira e tij që të udhëheq edhe politikën dhe organizimin e brendshëm të tij si dhe zhagitja e nënshkrimit të kontratës me klub, me parametrat financiare të dakorduara nga të dyja palët bëri që marrëveshja të ndërpritet” – thuhet në komunikatën e Flamurtarit.

Bylbyl Sokoli ishte edhe trajner i Prishtinës për dy javë gjatë sezonit të kaluar./Indeksonline/