10:32 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Flasin dëshmitarët, që larguan të të lënduarit nga zjarri në “Ulpianë”

Të premten në mëngjes ka shpërthyer një bombolë gazi në një ndërtesë në “Ulpianë”, saktësisht në rrugën “Zija Shemsiu”.

Indeksonline mëson se një person është lënduar, i cili ka djegie lëkure.

Në një prononcim për Indeksonline një dëshmitar i rastit ka treguar se si a ndodhur ngjarja dhe si e ka ndihmuar të lënduarin të largohej nga banesa.

“Unë jam Afrim Gashi, isha jashtë lokalit kam thirr vraponi më shpejt se u kall Enisi. Në atë moent kemi vrapuar unë dhe një djalë që kem t’u shit gështenja, një shoku ka vrapuar e ka godit derën dhe e kemi kap e kemi nxjerrë jashtë ish kanë dhoma komplet t’u u kall, qitke flakë. Atëherë e kemi zbrit poshtë dhe ka piskatë.

Ai njeri është rast social. Rrymë që 3-4 muaj nuk ka ne shpesh herë i kemi thanë qitne se nuk ka rrymë, dje ish- shku te KEK a keni mundësi me ma ngjit rrymën ata i kishin thanë biri 100 euro ndaq me ta ngjit rrymën.

Nuk e di pse ka ndodh a u kanë me qiri a s’di, rrymë s’ka pas në atë banesë.

Kanë qenë edhe dy vajza brenda banesës, në dhomën tjetër, por janë dalë jasht”./Indeksonline/