21:17 / E Shtunë, 21 Mars 2020

Flasin familjarët: Ne patëm fëmijën në Serbi për një terapi, nuk na lejuan të ktheheshim në shtëpi

Tre persona nga Beogradi sonte janë karantinuar në konvikt në Prishtinë, ndër ta edhe një fëmijë.

Një çift nga Mitrovica është ndalur sontë në Jarinjë për tri orë e gjysmë me fëmijën e tyre një vjeçar, duke u kthyer nga Serbia.

Ata kishin shkuar në Beograd për të kryer një terapi mjekësore fëmija i tyre, por gjatë kthimit për në Kosovës hasën në vështirësi të mëdha.

Familjari, Isuf Aruqi, ka thënë se familja e tij është detyruar të pres tri orë e gjysmë në Jarinjë për të ardhur partulla policore për t’i përcjellur ata për në Kosovë.

Aruqi tregon se fëmijë një vjeçar është i sëmurë dhe mjeku në Serbi i ka rekomanduar se fëmija tani mund të kthehet në shtëpi, pasi iu është përmirësuar gjendja.

Madje, sipas tij, mjeku ka thënë se fëmija nuk ka koronavirus por sëmundja e tij mund të trajtohet edhe në shtëpinë e tij, në Mitrovicë.

“Tri orë ka prit fëmija në Jarinjë, ka pas të bëj një terapi në Beograd.

Nuk na lejshin me ardh dhe thonin që ta presnim patrollën e Policisë për me na përcjellë.

Nuk kishin policë aty ne u detyrum me i prit ata. Mjekët e rekomandum që fëmija me u izolu në shtëpi dhe policia thanë jo ju duhet të izoloheni se kemi urdhërin e Qeverisë. I thash a bën të ndalemi të i marrim fëmijës ujë a bukë thanë na s’kemi vakt me të prit”, tha Aruqi për IndeksOnline.

Këta janë personat e fundit që u karantinuan në vendin ku po qëndrojnë të ardhurit nga vendet e jashtme në Kosovë.

Deri më tani në vend 28 persona janë prekur me koronavirus dhe të gjithë kosovarët që vijnë nga vendet e jashtme janë të detyruar që të hynë në karantinë për 14 ditë./IndeksOnline/

Mos i humb