Flasin nga Policia lidhur me rrethimin e objekteve të RTK-së

Indeksonline ka raportuar se janë rrethuar objektet e RTK-së, pasi që morën telefonatë kërcënuese nga një person.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se Policia sontë rreth orës 19:05 ka pranuar një informatë se janë regjistruar thirrje telefonike kërcënuese ndaj objektit medial RTK.
“Menjëherë njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme profesionale për të trajtuar informatat e tilla dhe janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe fakteve që nderlidhen me këtë raportim”, tha Hoxha.


