75 Mall Live Search
20:01 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Flasin nga QKUK, tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit në Veternik

Të shtëna me armë pati mbrëmjen e sotme në Veternik. Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një person.

Sipas burimeve të Indeksonline personi i plagosur është anëtari i Nismës, apo këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Burimet e IndeksOnline, mësojnë se bëhet fjalë për dy të dyshuar lidhur me aktin e kryer, Orhan dhe Uran Agushin.

Me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet mjekësore të QKUK-së, të cilët, të plagosurin Luan Malokun, e kishin dërguar menjëherë në emergjencë.

Mjekja kujdestare në QKUK, Nerxhivane Halimi, tha për IndeksOnline, se gjendja e Malokut është jashtë rrezikut përjetë dhe se plaga ka qenë tejshpuese e cila i’a ka prekur vetëm lëkurën.

“Po sot na ka ardhë një rast, plagose nga arma, mund të ju them se gjendja e pacientit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë. Plagosja ka qenë në pjesën e gjoksit por plumbi e ka prekur vetëm lëkurën e pacientit”, tha Halimi.

Sipas mjekës kujdestare në QKUK, Nerxhivane Halimi, Maloku pritet të lëshohet sonte nga QKUK-ja, vetëm se janë duke u kryer edhe disa ekzaminime të tjera.

IndeksOnline do të ju mbaj të informuar në vazhdim, lidhur me rastin. /IndeksOnline/